Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Për të eleminuar strijat përdorni vetëm këto dy përbërës

nga Revista Kosovarja

Vajzat e kanë kompleks pjesën e strijave dhe duan të bëjnë çdo gjë që ti eleminojnë ato.

Strijat shfaqen më së shumti në zonën e vitheve dhe krahëve, por edhe në pjesën e barkut për disa të tjera. Shenjat e strijave janë, në fakt, një dëmtim i indit lidhës që ndodh për shkak të shtrirjes së tepërt të lëkurës. Ata janë gjithmonë si vija horizontale në trup, me ngjyrë vjollcë të kuqe në fillim, por me kalimin e kohës bëhen të bardha.

Sipas specialistëve, strijat janë shenja të cilat nuk eliminohen përfundimisht, por me disa produkte natyrale, zbehja e tyre mund të jetë e suksesshme.

Ne po ju sjellim një metodë që mund ta përgatisni vetë në shtëpi dhe është mjaft efikase për zbehjen e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Përbërësit që ju duhen

Kafja – Kokrrat e kafesë e bëjnë lëkurën të butë dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit.
Vaji i ullirit – “mbyll” lagështinë brenda qelizave epidermale.
Përgatitja
Bëni një përzierje me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë çaji kafe. Aplikoni përzierjen butësisht në pjesët e mbuluara me strija.

Masazhojeni atë për 5 minuta, pastaj lëreni atë për 20 minuta.
Shpëlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me një peshqir. Më pas, aplikoni një locion trupi.

Përsëriteni këtë çdo ditë dhe shenjat e strijave do të zhduken.
Për rezultate edhe më të mira, veçanërisht nëse keni celulit në një pjesë problematike, mund të shtoni një lugë sheqeri të verdhë në përzierje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]