Të vdesësh është e tmerrshme, por ideja se duhet vdekur pa pasë jetuar, është e padurueshme.
Njeriu, mbasi të ketë fituar famë e madhështi, po të jetojë më gjatë, bjerr famën dhe madhështinë e fituar.
Sado gjatë të jetojë njeriu, njëzet vitet e parë janë pjesa më e gjatë e jetës së tij.
Njeriut, për të jetuar rehat në këtë botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: Një tobë me florinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronxi, një zemër prej hekuri.
Nëse jeton gjatë, do të shohësh se çdo fitore shndërrohet në një disfatë.
Në jetë nuk ekzistojnë zgjidhje. Ka vetëm forca në lëvizje: mjafton t’i gjesh dhe zgjidhjet vijnë vetvetiu.
Dhe vetë jeta është kancerdhënie.
Lindim në një mënyrë të vetme, porse vdesim në mënyra të ndryshme.
Me rastet e munguara ne ndërtojmë pak nga pak një trashëgimi plot lumturi.
Kur dëshira përmbushet, nuk mbetet tjetër veç vdekjes.
Po shkoj të kërkoj një ndoshta të madhe.“Ç’’është vdekja” pyetën një filozof të përmendur.
“Më tregoni ç’është jeta, t’ju them ç’është jeta!”- u përgjigj filozofi.
Njeriu vdes vetëm një herë, veç vdes përgjithmonë.
Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë jetë. Mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Ka dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se mrekullitë nuk ekzistojnë.
Tjetra, të mendosh se çdo gjë është e mrekullueshme. Kur të vijë ora e vdekjes nuk dua të humbas asnjë moment: njeriu vdes vetëm një herë në këtë jetë
.Nëse jeta është e përvojtur, është e vështirë të durohet; në qoftë e lumtur, është tmerr të humbet. Që të dyja një janë.
Më të shumtët njerëz përdorin të parën pjesë të jetës së tyre për ta bërë tjetrën të përvojtur.
Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi.
Vetëm në përdorim.Përveç njeriut të gjitha kafshët e tjera e dinë se qëllimi kryesor i jetës është ta shijosh atë.
Disa herë në jetë duhet t’i mbash sytë të hapur fort, disa herë të hapur e disa herë të mbyllur.
Puna është të dish kur kështu e kur ashtu.Jeta kë një mijë mënyra për ta jetuar.
Të gjesh mënyrën më të mirë ndër këto, ky është misteri i jetës.Janë dy qëllime një jetë: e para, të marrim atë që duam, e dyta t’i gëzojmë.
Vetëm njerëzit e mbarë arrijnë ta përmbushin të dytën.
Ndodhin ngjarje në jetë që janë si pyetje.
Kalojnë minuta ose vite dhe pastaj jeta përgjigjet.
Nëse dëshironi të dini ç’do të ndodhë në të ardhmen, hidhni një sy në të shkuarën: do të shihni perandori që lindin dhe vdesin.
Kështu keni parë edhe në të ardhmen.
Duhet një jetë e tërë për të arritur të duash jetën.
Jeta ikën shpejt, të mos e shpërdorojmë me ëndrra të vogla.Të gjithë ne jemi këtu për disa arsye të veçanta.
Ndaloni të jeni të burgosurit e së shkuarës. Bëhuni arkitektë të së ardhmes!
Është diçka që e mëson vetëm në burgje…Mos mendo kurrë për momentin e lirimit, përndryshe do përplasësh kokën pas murit.
Mendo për ditën e sotme, ose për nesër, maksimumi mendo për ndeshjen e së shtunës.