Vesa Luma sot ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram procesin hap pas hapi të përgatitjes së pites me spinaq, që për të është një gjë mjaft e vështirë.
Këngëtarja duket se nuk ka sukses në kuzhinë, ashtu si ka pasur në skenën muzikore e artistike, shkruan “Kosovarja”.
Ajo thekson se po provon të bëjë një pite me spinaq, sepse sa herë e kishte provuar, kishte dështuar.
“U nis pitja me spinaq (pas 3 dështimeve, shpresoj kësaj here ia dal… Nana, vjehrra, motrat e tezet e kanë bllok storien tem sot… Nuk u dorëzova, me lot në sy vazhdojmë tutjeee. Ty Lian (drejtuat djalit të saj) të kam bo më lehtë se piten..” ka shkruar Vesa në mbishkrimet e secilit hap, duke na lënë të kuptojmë se e ka marrë shumë seriozisht, që ta përfundojë me sukses këtë qëllim që i ka vendosur vetes.



Gjithashtu edhe ndjekësit e saj kanë qenë mjaft bashkëpunues, duke i ndihmuar e motivuar me mesazhe.
Kujtojmë se Vesa ka disa vite që jeton në Australi me bashkëshortin e saj, reperin nga Shqipëria Big Basta dhe djalin e tyre Liamin.
https://www.instagram.com/p/COFCj-WJyVF/
Në anën tjetër Vesa ka kohë që nuk qenë aktive në prurje të reja muzikore, duke i munguar kështu fansave të saj. /Kosovarja/
