fbpx

Përditë e më pak shtet , më shumë popull të varfër

nga Revista Kosovarja

Përditë po e bën popullin më të varfër
Përditë po e zvogëlon bukën e gojës
Përditë e varfëron sofrën e familjes
Përditë na varfëron fëmijët tanë

Përditë na e vjedh gjumin nga skamja
Përditë na bën më shumë skamnorë
Përnatë e më shumë flemë të uritur
Përditë e më pak kemi fëmijë

Dhe vazhdon kështu rruga e popullit
Vazhdon kështu jeta pa mbarim
Vjen një dhe shkon politika tjetër
Çdo ditë lind nga një mashtrim i ri

Përditë e më shumë vriten ëndrrat e dëshmorëve
Përditë e më shumë rriten lotët e jetimëve
Përditë e më shumë zhgënjime
Përditë e më shumë vritet liria

Gjithnjë e më shumë përçajnë
Gjithnjë e më shumë na e ndajnë edhe varret
Rriten hileqarët , zvogëlohet nderi
Na e përçajnë fenë e kombit

Na e pluhurosin lulet e fluturave
Përditë më shumë hajni
Përditë më pak të dënuar
Patriotë të kamufluar luftëtarë të dëshpëruar

Përditë e më shumë paqartësi
Përditë e më pak shtet
Përditë e më shumë ëndrra për tytat
Përditë e më shumë rrugë të botës

Përditë e më shumë ndarje të familjes
Përditë më pak popull
Përditë më shumë politikë
Koha për t’i dhënë mend politikës

Për t’i dhënë fund robërisë
Varfërisë që mund të lindë aq shumë Migjena
Aq shumë të zemëruar me rrugët tona

/Safet Krivaça/Kosovarja/


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]