fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Përfitimet dhe rreziqet e depilimit gjatë shtatzënisë

nga Revista Kosovarja
6 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Disa thonë që depilimi është i nevojshëm gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes, e të tjerë e mohojnë këtë. Por para se të hyni në dhomën e lindjes zakonisht ju fusin në një dhomë tjetër më parë pasi duhet të depiloni qimet pubike. Kjo mund të jetë e bezdisshme dhe mund t’ju ngjallë një sërë emocionesh jo aq të mira.

Por përse duhet të depilojmë qimet pubike para lindjes?

Për të pasur një higjenë më të pastër gjatë lindjes;
Për të përjashtuar çdo shans për infeksion nëse kryhet një episiotomi (një prerje e bërë në vaginë për të ndihmuar lindjen ose për të parandaluar thyerjen e indeve gjatë lindjes).
Për ta bërë qepjen më të lehtë.
Sepse është e nevojshme sidomos gjatë lindjeve cezariane.
Ndonjëherë, infermierja ose një ndihmëse në spital mund ta bëjë këtë për ju, por kjo mund t’ju ngjallë pak turp.

Nëse doni të jeni të pastra nga qimet gjatë lindjes suaj, atëherë duhet ta bëni depilimin paraprakisht.

Kur duhet të depiloheni?

Ekspertët thonë se ju nuk duhet të rruheni ose të depiloheni shtatë ditë para lindjes suaj të planifikuar – qoftë normale ose cezariane. Kjo është kryesisht për të shmangur infeksionet në qimet e vogla në lëkurën tuaj, të cilat mund të tërheqin bakteret. Depilimi i qimeve pubike ka qenë një temë për të cilën është debatuar gjatë. Ndërsa një numër spitalesh këshillojnë nënat që të praktikojnë depilimin, studiuesit janë kundër kësaj.

Cilat janë përfitimet dhe rreziqet e depilimit të qimeve gjatë shtatzënisë?

Përfitimet:

Qimet pubike janë një vend ideal për mikrobet infektuese. Kjo do të thotë se është e nevojshme që ky vend të mbahet i pastër për të shmangur çdo lloj infeksioni.
Depilimi pengon që infeksionet të prekin fëmijën. Ndërsa mikrobet priren të lulëzojnë në qimet pubike, ato mund t’i transferohen fëmijës duke shkaktuar infeksione.
Një zonë pubike e pastruar mirë siguron që gjinekologu të ketë mundësi të shohë më mirë nëse duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje, duke përdorur pinca gjatë lindjes natyrale.
Depilimi ose rruajtja e qimeve pubike zvogëlon mundësinë për të djersitur dhe e mban vendin e pastër.
Është e përshtatshme që të jeni të depiluara në mënyrë që gjakderdhja që do të keni gjatë lindjes të mos ngjitet në qime dhe ta bëjë më të vështirë për ju që të pastroheni.

Rreziqet:

Nëse higjiena nuk ruhet gjatë depilimit, mund të prekeni nga infeksionet. Ju duhet të përdorni mjete sterilizuese ose të disponueshme për këtë qëllim.
Ridalja e qimeve mund të shkaktojë shqetësim për shkak të ndjesisë së kruajtjes.
Nëse nuk depilohet siç duhet, mund të keni qime të futura në mish, të cilat rriten brenda lëkurës dhe shkaktojnë gunga të dhimbshme.
Problemi më praktik me depilimin gjatë shtatzënisë është se duhet të merrni ndihmën e dikujt tjetër, pasi barku nuk ju lejon të shihni në zonën pubike.
Të shqetësuar rreth depilimit të qimeve pubike para lindjes?

Konsultohuni me mjekun tuaj dhe diskutoni shqetësimet tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të vendosni.
Bisedoni me mikeshat tuaja ose ndonjë anëtare familje që ka lindur më parë. Kjo mund të ndihmojë në ndryshimin e pikëpamjeve tuaja në lidhje me këtë procedurë.
Nëse vendosni të praktikoni depilimin, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga partneri juaj.
Por sigurohuni që jeni duke zgjedhur një metodë të sigurt.

Si të depiloheni në zonën pubike gjatë shtatzënisë?

Depilimi me sheqer është një metodë ku një lloj shurupi i nxehtë përhapet në lëkurë dhe pasi ftohet tërhiqet për të shkulur qimet. Pasi barku rritet është e vështirë të përkuleni dhe ta bëni vetë këtë procedurë, prandaj mund të shkoni në një sallon ku mund të kryhet.
Ju mund të përdorni kremrat e heqjes së qimeve për aq kohë sa lëkura juaj nuk është e ndjeshme ndaj tyre dhe ju i keni përdorur ato më herët.
Ju gjithashtu mund të përdorni makinat elektrike për një depilim të shpejtë të qimeve pubike.
Nëse jeni kundër depilimit të qimeve pubike bëjani të ditur spitalit këtë. Tregojini mjekut se nuk doni të depiloheni dhe dëgjoni se çfarë do t’ju thotë. Heqja ose jo e këtyre qimeve është një zgjedhje personale dhe varet nga zakonet tuaja të higjienës.


Etiketa: ShtatzëniaDepilimi

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Pesë shenja paralajmëruese të një arresti kardiak

4 orë më parë
Shendetesi

Kjo është vitamina më e mirë për trurin

8 orë më parë
Shendetesi

Studimi: Ulja këmbëkryq mund të jetë kërcënuese për jetën

20 orë më parë
Shendetesi

Tensioni i lartë, ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

1 ditë më parë
Shendetesi

Nëse ju acarojnë disa tinguj, mund të vuani nga ky çrregullim

2 ditë më parë
Shendetesi

Çfarë do të thotë kur fërkoni shputat e këmbëve tuaja para gjumit?

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Çfarë ndodh nëse nuk e pastroni makijazhin kur flini

Horoskopi ditor, e mërkurë 21 shtator 2022

Ja në çfarë moshe duhet të mbetni shtatzënë për herë të parë nëse i dëshironi më shumë se dy fëmijë

TË FUNDIT

Arbana reagoi për vrasjen në Top Channel, por ky detaj e merr më shumë vëmendjen

4 minuta më parë

Moderatorja ka befasuar me veprimin e saj të cilit vështirë t’i dihet arsyeja. Arbana Osmani në reagimin lidhur me vrasjen...

Luizi: Nëse nuk e fitoj Big Brother-in do të garoj në këtë spektakël

16 minuta më parë

Luiz Ejlli duket se e ka menduar edhe “Planin B” në qoftë se nuk e fitonë Big Brother-in. Ai ka...

Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjatë agjërimit

19 minuta më parë

Agjërimi besohet të ndihmojë organizmin të vetë-pastrohet nga toksinat. Këto të fundit, janë përgjegjëse për shumë probleme shëndetësore me të...

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, Gjykata merr një vendim për Vali Corleone

28 minuta më parë

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Vali Corleones, për “dhunë në familje” Sipas...

Vrasja e rojes në Top Channel, Jonida Vokshi: Trishtim

34 minuta më parë

Moderatorja ka thënë se i vjen turp për atë se çka ka ndodhur. Përmes një postimi në storie në Instagram,...

Zbulohet njëri nga personat që qëndron prapa suksesit të Morena Tarakut në Turqi

1 orë më parë

Këtë e ka bërë publike vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Morena ka postuar një imazh të partenrit të...

MË TË LEXUARAT

Dy të vdekur nga Covid-19

Si i ishte vjedhur kosovarit vetura “Range Rover”, të cilën e përdorën autorët e vrasjes në Top Channel

Distria Krasniqi kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

Shqiptarja Elena Avdija fiton çmimin më të madh zviceran të filmit

Artistikë deri në fund, ja cilat janë shenjat më kreative të Zodiakut

Dy artistët që ‘dhanë’ jetë artit në Kosovë, Muharrem Qena dhe Melihate Ajeti

Deklarohet Ramiz Kelmendi për zjarrin në Elkos, tregon çka ndodhi

Tetë persona helmohen nga tymi pas zjarrit në Elkos Center

Në kohën e syfyrit, Shqipëria u godit nga një termet

Selena Gomez po “martohet”, shkëlqen në fustan nusërie

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist