Federata e Notit e Kosovës e ka vlerësuar Evropianin shumë të suksesshëm. Janë thyer disa rekorde të Kosovës gjatë kësaj gare.
Siç shkruan FNK-ja , notarët tanë përfunduan garat në Kampionatin Evropian me një performancë shumë të mirë të notarit Martin Muja, i cili në 100 metra shpinë thyen rekordin e Kosovës me kohën 1.00.90 minuta. Martini pati paraqitje shumë të mirë edhe në disiplinën 50 metra krol, me kohë 25:14 sekonda, që është koha e tij më e mirë personale”
Hana dhe Martini garat e Kampionatit Evropian i përfunduan me tri rekorde të Kosovës. Hana Beiqi në 50 metra delfin dhe Martin Muja në 50 metra shpinë dhe 100 metra shpinë, thuhet në njohtim të FNK-së.
Në 100 metra shpinë, Muja u rendit i 41-ti në kualifikime. Prapa i la dy notarë të Shqipërisë. Ndërkohë në 50 metra krol, po të martën, Muja po ashtu la prapa vetëm dy garues të Shqipërisë.