Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Performuesi i Suedisë shfaqet në Eurovizion me një simbol palestinez

nga Revista Kosovarja

Performuesi suedez, Eric Saade, është shfaqur në interpretimin e tij me një simbol të Palestinës në paraqitjen e parë në Eurovizion.

Mbi artikull

Eric Saade inkorporoi një veshje tradicionale palestineze në dorën e majtë mbrëmë në gjysëmfinale.

Këngëtari suedez është me origjinë palestineze dhe në këtë mënyrë ka përkrahur popullin e tij që po sulmohet nga Izraeli.

“Na vjen keq që Eric Saade zgjodhi të kompromentojë natyrën jopolitike të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Eurovizionit në kritikën e tij.