Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përfshihet nga zjarri një shkollë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm, shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Mbi artikull

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se arsyeja e zjarrit dyshohet të jetë nga oxhaku i ngrohjes së shkollës e më pastaj zjarri është përhapur edhe në një pjesë të kulmit të shkollës.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, konfirmoi Borovci.

Tutje, ai bëri të ditur se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]