Për të rikthyer humorin që nuk zëvendësohet të “Treshi përsheshit” janë duke punuar me zellshmëri djemtë e legjendave, të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci e Rasim Thaçit-Cima, si dhe aktorit Sevdai Radogoshi-Qumili.
Janë këta: Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, që ka disa javë që janë duke punuar fortë në xhirimet e projekteve të reja, ku do të sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.
Krahë tyre është duke bashkëpunuar edhe i gjalli i vetëm nga kjo treshe e famshme “Qumili”, shkruan “Kosovarja”.
Duke u munduar që të sjellin sa më realë humorin e baballarëve së fundi kanë sjellur pjesë ku njoftuan se kanë përfunduar xhirimet, prej ku mund të shihnise si të tre djemtë janë ‘kopje’ e legjendave.
Kujtojëm se i pari nga treshja në moshën 67 vjeçare që u nga jeta është Ibrahim Krajkova, i cili pas një sulmi në zemër u tërhoq nga skena publike dhe sot prehet në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Ndërsa pas tij, në moshën 70 vjeçare, Rasim Thaçit në këtë vitë ndërroi jetë pasi kishte disa ditë që po vuante nga COVID – 19.