Përfundon pa ndonjë incident protesta e serbëve në Rudarë
Ka përfunduar protesta e serbëve në Rudarë pa ndonjë incident.
Në këtë protestë u kërkua lirimi i menjëhershëm i ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq.
Ata më tej kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është “fajtor” për situatën e krijuar në veri.
Serbët përmes fjalimeve të tyre kanë thënë se barrikadat nuk janë vendosur nga terroristë a grupe kriminale, teksa shtuan se ato janë vendoru kundër Qeverisë, jo kundër popullit shqiptar.
“Nuk heqim dorë nga barrikadat dhe nuk dorëzohemi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, ishin disa nga thirrjet e tyre në këtë protestë.
Në fund serbët i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë dhe të mos heshtë për situatën e krijuar në veri. /Zëri