Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përfundon protesta e serbëve, nis qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

nga Revista Kosovarja

Ka përfunduar protesta gati dyorëshe e qytetarëve serbë afër Jarinjës. Protestuesit u shpërndanë të qetë dhe nuk u raportua për ndonjë incident, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kalimi ka nisur normalisht pas bllokadës.

Mbi artikull

Protesta është organizuar nga subjekti opozitar në Serbi, Partia e Re Demokratike.

Siç raportoi RTK, në protestë mori pjesë një numër i vogël protestuesish.

Kjo protestë nga serbët është thirrur si formë kundërshtimi ndaj vendimit të Kosovës për të nisur zbatimin e dy ligjeve, atij për të Huajt dhe atij për Automjete.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, sot është arritur pajtueshmëri që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i atij për Automjete të fillojë me disa masa shtesë, për çka qëndroi në Kosovë emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]