Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përfundon seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, e radhës pritet të mbahet në muajin mars

nga Revista Kosovarja

Ka përfunduar seanca e sotme e Dhomave të Specializuara, ku para gjyqit të speciales do të paraqiteshin, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Mbi artikull

Lidhur me këtë pas polemikave të shumta që u krijuan rreth kthimit të materialeve shtesë të marrë nga OVL, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranoi që disa dokumente t’ju dorëzohen deri më së largu më 19 shkurt.

Sipas ZPS, ”nxjerrja e dokumenteve të parashikuara në bazë të një neni, do të bëhet deri më 19 shkurt”, bëri të ditur gjykatësi Nicolas Guillou.

Pas kësaj Guillou sugjeroi që konferenca e radhës të mbahet nga periudhat 24 dhe 26 shkurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë ai kërkoi edhe mendimin e mbrojtjes së të akuzuarve Gucati dhe Haradinaj.

”Ne nuk kemi marrë këto data më parë, dhe për momentin secila prej këtyre datave është pak e vështirë për mua. Nuk e di se sa jemi në gjendje t’i ndjekim konferencat në këto data”, u shpreh avokati i Gucatit, Rees. /Klan Kosova/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]