fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Përfundon takimi, Escobar e Lajçak kanë tri kërkesa për Kurtin

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i kishin tri kërkesa gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin: qetësimin e situatës në terren në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në Dialog.

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor.

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”.

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”.

Në mesin e kërkesave të përmendura për Qeverinë e Kosovës ka qenë që kryetarët e rinj shqiptarë të mos shkojnë në ndërtesat komunale, dhe që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës nga ato ndërtesa.

Më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se si pasojë e moskoordinimit të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, për veprimet në veri, Prishtina është përjashtuar nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të aleatëve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, Defender Europe 2023.

I pyetur se çfarë kërkon aktualisht SHBA-ja nga Kurti, Escobar ka thënë se kryeministrit të Kosovës i janë dhënë shumë porosi.

 

“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.

Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.


Etiketa: Albin KurtiLajqak

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Borelli i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

1 orë më parë
Aktuale

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

3 orë më parë
Aktuale

Joseph kritikon Hillin: Ambasada e ShBA’së në Beograd s’po i shpërndan alarmet e Shtëpisë së Bardhë për trupat në kufi

3 orë më parë
Aktuale

Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

3 orë më parë
Aktuale

28 vite burgim për të akuzuarin se vrau me thikë vëllain dhe babain e tij në veri

3 orë më parë
Aktuale

Kërcënohet një polic në Mitrovicën e Veriut

4 orë më parë
Postimi tjetër

Kush është modelja 22-vjeçare që përflitet për një romancë me DiCaprion?

Efi bëri hapin e para,ja si veproi Luizi me postimin e saj?

Ky është tipi i gruas me të cilën burrat dashurohen

TË FUNDIT

Erida puth në buzë Harisin, Amadea del nga vetja pas këtij veprimi

38 minuta më parë

Erida dhe Harisi kanë shkëmbyer një puthje në buzë falë një loje pikante që është realizuar në vilën e dashurisë....

Hikmete Ahmetaj zbulon të vërtetat e karrierës dhe jetës, flet edhe për Bleron

44 minuta më parë

Hikmete Ahmetaj është zëri i njohur i muzikës, këngëtarja që emocionon, por edhe e ndezë atmosferën. Live-i është specialiteti i...

Arbana Osmani mund t’i bindë të gjithë, përveç këtij personi

44 minuta më parë

Arbana ka aftësi shumë të mira bindëse e këtë e kemi parë edhe në spektaklet që ajo ka drejtuar, por...

Borelli i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

1 orë më parë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të...

Kapela ikonë e Michael Jacksonit shitet për bamirësi

1 orë më parë

Kapela e mbajtur nga Michael Jackson në performancën e parë historike të hapit të tij ikonik të kërcimit “Moonwalk” u...

Pse zbutësi është i rëndësishëm për flokët?

1 orë më parë

Zbutësi i flokëve mund t’i bëjë fijet tona të duken të lëmuara dhe me shkëlqim. Sipas dermatologëve, as nuk shkakon...

MË TË LEXUARAT

Nënën këngëtare, babën politikan, Lotina rrjetin e “çan”

Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës mbeti i vrarë në Kosovë, mediat boshnjake ia zbulojnë identitetin

Dafina Zeqiri shfaqet provokuese në prapaskenat e klipit të ri

Arrestohet një serb në Mal të Zi, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Morena: Bota duhet të ngritet : Stop Serbisë, deri kur?

Endrit Thaqi viziton familjen e Heroit Afrim Bunjaku

Cilat do të jenë trendët e xhaketave këtë vjeshtë

Aludini sjell pamje brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’

Prezantueses Gonxhe Gërxhaliu i vdes babai, ishte mjek i njohur

Tayna me bikine shkon për të marrë infuzion

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist