Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përfundon takimi Hoti-Osmani, kryeministri tregon çfarë u diskutua

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar pas takimit që pati sot me ushtruesen e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Hoti tha se diskutuan për një mori gjërash, e ndër to edhe për situatën në të cilën po kalon vendi si pasojë e virusit COVID-19.

“Diskutuam për punë ne Kuvendit dhe për kalimin e disa prej marrëveshje ndërkombëtar që janë të lidhur me disa prej fondeve edhe për menaxhimin e pandemisë, por edhe për rimëkëmbjen ekonomike. Diskutuam edhe për zhvillimet e vendit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate për të quar mesazhin e qartë për të cilin jam i interesuar që pavarësisht zhvillimeve politike, proceseve nëpër të cilat po kalon vendi, si rezultat i dorëheqjes së presidentit, forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhje, që të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të vendit, edhe për t’i dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me ekonominë”, tha Hoti.

Tutje ai shtoi që në veçanti të jepet mesazhi i pjekurisë së institucioneve të vendit, karshi bashkëpunimit që kemi me partnerët ndërkombëtarë./Lajmi/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]