Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përfundon votimi, Lumiri qëndron në krye të LDK-së

nga Revista Kosovarja

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, nisma për shkarkimin e tij ka dështuar pas numërimit të votave të delegatëve.

Mbi artikull

Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 322 delegatë. Nga rezultatet përfundimtare, siç ka mësuar Insajderi 170 delegatë votuan kundër shkarkimit duke i dhënë mbështetje Abdixhikut, ndërsa 152 delegatë votuan për largimin e tij nga posti i kryetarit.

Ky proces i zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat pason një periudhë me përplasje të forta brenda lidershipit të partisë, por që në fund konfirmoi qëndrimin e Abdixhikut në krye të LDK-së

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]