Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përjeto uniken në ‘Unik Hotel Tirana’

nga Revista Kosovarja

‘Unik Hotel Tirana’, njihet si ndër hotelet më të preferuara dhe frekuentuara nga figura publike shqiptare dhe të huaja, ngase është vetë sinonimi i profesionalizmit dhe unikes!

Mbi artikull

I vendosur në zonën më të bukur dhe më të qetë të Tiranës, pranë Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial, hoteli super luksoz, Unik Hotel Tirana, me një kapacitet prej 20 dhomash të tipologjive të ndryshme, me pamje nga qyteti apo liqeni dhe verandat e mrekullueshme, ofron për ju magjinë unike të qetësisë dhe relaksit, larg zhurmave dhe monotonisë së përditshme të qytetit.

Interieri super modern që të krijon ndjesinë e bukur të privatësisë dhe komoditetit, i kombinuar deri në detaje me shërbimin e stafit profesional, si dhe parkingu privat nëntokësor i pajisur me kamera dhe roje sigurie, me shërbim 24h të dhomave dhe lavanderisë për rrobat tuaja, bëjnë që ky hotel të jetë totalisht unik në llojin e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurse, kënaqësinë tuaj do ta shtojë akoma më shumë edhe kuzhina e pasur e restorantit “Gambero Gourmet” të Unik Hotel Tirana, me shumëllojshmërinë e ushqimit të freskët dhe verërave të përzgjedhura të markave më të njohura botërore, siç janë ato franceze, italiane dhe spanjolle.

Ndjehuni unik, duke darkuar me një pamje të mrekullueshme të pasqyrimit të dritave të qytetit mbi liqen, i cili krijon një atmosferë magjike, duke e bërë kështu eksperiencën tuaj super unike.

Këtë ndjesi unike mund ta përjetoni vetëm duke e vizituar Unik Hotel Tirana!
Instagram @unikhoteltirana

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @unikhoteltirana

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @unikhoteltirana

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]