Reperi i njohur shqiptar, Capital T, katër vite më parë realizoi një koncert gjigant recital në Tiranë.
Koncerti i quajtur “Time Capsule” mblodhi në qendër të kryeqytetit shqiptar mijëra fansa, gjersa i njëjti është gati të ndodhë edhe në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T shfaqet duke pozuar krah kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edhe i ka dhënë lejen e organizimit të një koncerti të tillë në kryeqytetin kosovar.
https://www.instagram.com/p/CrN3Ct6sI8H/?utm_source=ig_web_copy_link
Reperi nga Prishtina përndryshe shquhet si një prej emrave më elitarë në skenën e hip-hop muzikës vendore.