Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përkujtohet 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

nga Revista Kosovarja

Sot, në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të Komunës së Malishevës, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe plagosja e dhjetëra qytetarëve të tjerë.

Mbi artikull

Me këtë rast, u bënë homazhe pranë varrezave të dy dëshmorëve, duke kujtuar një nga ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme në historinë e Malishevës, të ndodhur më 30 janar 1990.

Në homazhe morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët me praninë e tyre nderuan sakrificën e dëshmorëve.

Në fjalët e rastit, u kujtua 30 janari i vitit 1990 si dita më e rëndë për Malishevën, kur protestat paqësore të qytetarëve shqiptarë u shtypën me dhunë dhe terror nga pushteti i atëhershëm, duke lënë pas të vrarë, të plagosur dhe shumë qytetarë të maltretuar, transmeton Klankosova.tv

Moneytizer Paragrafi 4

“Krahas dhimbjes së madhe që kjo ngjarje mbart, ajo përfaqëson edhe krenarinë tonë si Malishevë, sepse institucionet lokale të asaj kohe, të prira nga kryetari i komunës, Daut Krasniqi, me bashkëpunëtorë, shënuan një kthesë të rëndësishme historike. Për herë të parë, reagimi institucional ndaj kësaj masakre u artikulua zyrtarisht, madje edhe në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës”, tha kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Ai theksoi më tej se Komuna e Malishevës do të vazhdojë t’i përkujtojë dhe t’i nderojë vlerat dhe kontributin e dëshmorëve dhe të gjithë qytetarëve që u sakrifikuan për liri, duke e ruajtur gjallë kujtesën për ngjarjet e viteve ’90, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]