Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përleshje me armë zjarri mes policisë dhe hajnave në Viti

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka raportuar se tre, katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë vjedhur cigare në një kioskë mëngjesin e djeshëm në orën 02:37 në Viti.

Mbi artikull

Me këtë rast, policia njofton se ka pasur një përleshje me armë zjarri mes policisë dhe hajnave.

“Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, thuhet në raportin 24-orësh të polcisë.

Në vendin e ngjarjes policia bën të ditur se janë konfiskuar gjashtë gëzhoja, por nuk raportohet për persona të lënduar në këtë rast.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]