Mbrëmë, në ora 22:45, ka ndodhur një rrahje mes dy meshkujve dhe dy femrave në Prizren, në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të katërtit kanë pësuar lëndime dhe iu është dashur trajtimi mjekësor.
Dy meshkujt pas trajtimit janë dërguar në mbajtje, siç ka urdhëruar Prokurori.
Kurse njëra nga vajzat ka pësuar lëndimet të rënda.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 05.02.2021 – 22:45. Raportohet për një rrahje në mes dy meshkujve dhe dy femrave kosovar, të cilët gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime ju është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas raportit mjekësor, vetëm njëri ka lëndime të rënda, kurse të tjerët lëndime të lehta. Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit meshkuj dërgohen në mbajtje.