Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përparim Gruda falënderon qytetarët pas rizgjedhjes deputet

nga Revista Kosovarja

Përparim Gruda ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, pasi ka siguruar edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Mbi artikull

Përmes një mesazhi publik, ai u shpreh krenar që shërben në Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se pavarësisht se rezultati i partisë nuk ishte ai që synohej, angazhimi për forcimin e PDK-së dhe për ta bërë Kosovën vendin që ëndërrojnë do të vazhdojë.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve për besimin që më dhatë për të qenë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës. Do të vazhdoj t’ju përfaqësoj me nder dhe përgjegjësi”, ka shkruar Gruda.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]