Gjatë ditës është raportuar se kryeministri në detyrë ka 23 këshilltarë.
Mirëpo, lidhur më këtë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, duke demantuar lajmin.
Ai përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, thotë se lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë, ai zbulon se i pari i qeverisë ka të emëruar 18 këshilltarë politik.
“Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëjti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit”, shkruan ai në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Kur raportimi është qëllimisht i pasaktë
Në lidhje me lajmin e shpërndarë sot nga Gazeta Express për numrin e këshilltarëve të Kryeministrit Kurti.
Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit.
Përveç këshilltarëve, kabineti i Kryeministrit po ashtu përbëhet nga asistenti personal, zyrtarja e lartë ekzekutive, zyrtarja e lartë administrative, fotografi dhe asistenti i protokollit të Kryeministrit.
https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/141490660808423
