fbpx

Përparim Rama bën thirrje për protestën e sotme : Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është deklaruar pro pjesëmarrjes në Marshin për Drejtësi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka mbështetur këtë marsh që do të mbahet sot, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po mbahen në Hagë.

Rama përmes një shkrimi në Facebook tha se nesër do të Marshojnë për Drejtësi, pasi Lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, sot#MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]