Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përparim Rama, kryetari që po i realizon premtimet

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, mbrëmë ka takuar qytetarët e lagjeve “Prishtina e Vjetër”dhe “Dodona”’, me të cilët ka folur për hallet e tyre dhe njëherit ka diskutuar edhe për Planin Zhvillimor Urban për këto pjesë të qytetit

Në këtë takim morën pjesë dhe diskutuan edhe Alban Zogaj, nëkryetar , Florian Dushi , Drejtor i inspekcionit, Mimoza Sylejmani ,drejtoreshë e zhvillimit ekonomik , Arbër Sadiku, drejtor i urbanizmit .

Qeverisja lokale e Prishtines në krye me Përparim Ramen, deri më tani në pjesën e “Prishtines së Vjeter”, ka realizuar disa punë mëse të nevojshme, si ndryshimin e pamjes së shkollës “Elena Gjika”, duke e lyer atë së jashtmi dhe ka hequr mbeturinat e hapësirës publike prapa kësaj shkolle, në rrugën “Ali Hadri”, duke e shndërruar atë në një lulishte të këndshme.

Moneytizer Paragrafi 4

I interesuar të informohet për problemet e qytetarëve të Prishtinës, Rama po zhvillon takime të rregullta me banorët e të gjitha lagjeve të kryeqytetit. Vlen të përmendet se është i vetmi kryetar, i cili i ka vizituar banorët edhe pas fushatës zgjedhore, duke dhënë një shembull të mirë të interaktivitetit.

Përparim Rama po i realizon projektet e premtuara për Prishtinën dhe qytetarët e kryeqytetit, kanë filluar të kenë shpresa se më në fund një kryetar ka filluar të qeverisë me Prishtinën, duke bashkëpunuar me qytetarët për zgjidhjen e problemeve evidente./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]