Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përplasja amerikano-gjermane për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ka reaguar pas ftesës së Grenell se më 27 qershor është data e diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.Ischinger në Twitter deklaroi se ky takim është duke u bërë pa koordinimin e BE-së.

“I pakoordinuar me BE-në? Reagim nga Berlini, Parisi, Brukseli? Po sikur BE të negocionte për zonat e thella dhe gjithë përfshirëse të tregtisë së lirë me taliban?”

Pas kësaj deklarate ka reaguar Grenell i cili ka thënë se pse Ischinger nuk e bënë një postim ku BE-ja duhet të ndërmarrë veprime për liberalizimin e vizave.“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë përparim”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]