Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përplasje e ashpër në Kuvendin e Pejës, ndërpritet transmetimi dhe seanca

nga Revista Kosovarja

Një përplasje verbale mes dy asamblistëve ka tensionuar mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, e cila u ndërpre pas incidentit.

Mbi artikull

Sipas pamjeve nga transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës, përplasja ndodhi mes asamblistit të AAK-së, Shaban Ramaj, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berisha, në fund të mbledhjes, derisa asamblisti i AAK-së, Drin Veselaj, po mbante fjalën në foltore.

Pas përfundimit të kohës së paraparë për diskutim, tensionet mes dy asamblistëve u përshkallëzuan në një debat verbal, çka çoi në ndërprerjen e seancës. Në momentin kur situata u tensionua, u ndërpre edhe transmetimi i drejtpërdrejtë.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje ishin shqyrtimi dhe miratimi i disa çështjeve të rëndësishme, përfshirë buxhetimin e Komunës së Pejës, projektin për furnizimin e fermerëve me 65 traktorë, raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës, raportin financiar për periudhën janar–qershor 2026, raportin e auditimit për vitin 2025, si dhe raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e vitit shkollor.

Moneytizer Paragrafi 4

Deri më tani, as dy asamblistët e përfshirë në debat dhe as Komuna e Pejës nuk kanë dalë me një reagim publik për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se nuk ka pranuar ndonjë informacion zyrtar lidhur me një rast të tillë në Kuvendin Komunal.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]