Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përplasje e fortë sonte mes Mateos dhe Mirit

nga Revista Kosovarja

Sonte spektakli ka sjellë në vëmendje të gjitha momentet më të forta të konflikteve mes Mateos dhe Mirit, duke rikthyer debatet që kanë tensionuar shtëpinë.

Miri ka hedhur akuza të rënda ndaj Mateos, duke pretenduar se ai ka tentuar ta ndajë nga bashkëshortja e tij. Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë debat të ashpër mes tyre, duke sjellë reagime edhe nga banorët e tjerë.

Nga ana tjetër, Mateo nuk ka qëndruar në heshtje. Ai e ka quajtur Mirin fallco dhe e ka akuzuar për manipulim të situatave brenda shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë tensionin mes tyre.

Ky përballje pritet të ndikojë fort në dinamikën e lojës, ndërsa publiku mbetet në pritje për të parë se si do të zhvillohet më tej raporti mes dy banorëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]