Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përplasje mes BE-së e OBSH-së rreth vaksinës ndaj Covid 19

nga Revista Kosovarja

Bashkimi Evropian duket se nuk është i interesuar të sigurojë vaksina të mundshme ndaj COVID-19, përmes programit global “Covax”, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, me arsyetimin, se po kalon në një proces tepër të ngadaltë, e mbi të gjitha me kosto tepër të lartë, shkruan Reuters.

OBSH-ja pritet që të nxjerrë në shitje vaksinën për një shifër diku tek 40 dollarë, ndërsa BE-ja po tenton që të gjej në treg shifër më të lirë.
Për këtë arsye ajo ka nisur bisedimet me një sërë kompanish farmaceutike, ku mund të përmendim: Moderna, Sanofi, BioNTech dhe CureVac. Veç kostos, vonesa e zbulimit të vaksinës ka bërë që BE të mendojë një zgjidhje alternative.

Sipas një zyrtari të lartë, drejtuesit e Bashkimit Evropian, kanë kërkuar që vaksina të jetë zbuluar më së largu në fund të këtij viti, ndërsa kjo mundësi duket se nuk plotësohet nga “COVAX”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]