Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përplasje mes VV’së, LDK’së e PDK’së në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka quajtur Qeverinë e Avdullah Hotit, Qeveri koti, e për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

“Përdorimi i mbiemrit në formë pezhorative është shkelje e rregullores së Kuvendi”, ka thënë Gashi.

Rexhaj më pas ka thënë se nuk po e përdorë mbiemrin e kryeministrit Hoti për ta ofenduar, por po përdor ironi.

“Nuk ka gjuhë joparlamentare këtu. Ka ironi. Kurrë s’e kam ofenduar askënd, por ironinë dhe sarkazmën kam të drejtë ta përdorë”, ka thënë Rexhaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka vazhduar debatin për çështjen e simboleve në Qeverinë e Kosovës.

“Lojën me simbole e ka nisur Qeveria Shkurti”, tha Musliu.

Rexhaj ka thënë se PDK’ja më mirë është të rreshtohet kah pozita sepse edhe ashtu po e mbron vazhdimisht Qeverinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]