fbpx

Përse dashurojmë më shumë me ardhjen e pranverës?

nga Revista Kosovarja

Nëse keni menduar ndonjëherë pse dashuroheni më shumë në pranverë, tani ka një përgjigje shkencore për këtë pyetje.

Hormonet zgjohen! Dopamina luan një rol kryesor në këtë periudhë veçanërisht te gratë. Falë orëve të shumta të dritës, hormoni i kënaqësisë rritet, duke shkaktuar një rritje të dëshirës seksuale. Edhe hormonet mashkullore rriten, prania më e madhe e testosteronit intensifikon dëshirën seksuale dhe përshpejton asgjësimin e masës dhjamore të trupit.

Ju ktheni sytë nga sërish nga trupi juaj. Të kesh më shumë orë dritë në dispozicion do të thotë gjithashtu më shumë mundësi për aktivitet fizik në ajër të pastër. Më shumë vëmendje i kushtohet trupit, zbulimit të vetvetes dhe lojës së joshjes. E gjithë kjo përforcon shqisat, shkurton centimetrat e rrobave në lëkurë dhe ju bën të ndiheni gati për t’u përfshirë.

Stresi ulet. Në pranverë, niveli i stresit mund të bjerë ndjeshëm, për shkak të vitaminës D, e cila rritet falë ekspozimit më të madh ndaj dritës së diellit dhe stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të mirëqenies. Kjo shkakton energji të re, ndjesi lehtësie dhe për rrjedhojë mundësinë për t’u kënaqur në horizonte të reja pozitive.

Zgjimi i shqisave. Pesë shqisat zgjohen nga letargjia dimërore. Gjithçka fillon me feromonet përgjegjëse për perceptimin e nuhatjes. Kur temperaturat rriten, këto hormone të veçanta janë më intensive dhe kështu ne jemi më aktivë. Të gjitha shqisat e tjera, duke përfshirë shijen, janë gjithashtu të lidhura me nuhatjen.

Nëse jeni të tërhequr nga aroma e një personi, ka shumë të ngjarë që t’ju pëlqejë edhe shija e një puthjeje. Një përqafim do të stimulojë më pas oksitocinën, i ashtuquajturi hormon i dashurisë, i cili do të tentojë të forcojë më tej lidhjen me partnerin.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]