Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përse meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq?

nga Revista Kosovarja

Meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq. Asnjëherë! Të paktën ky është pohimi i doktorit Winfried Sedhoff – dhe aplikohet edhe tek homoseksualët.

Mbi artikull

Autori dhe specialisti i shëndetit mendor thotë se nëse kemi shokë që i përmbushin nevojat e një partneri, ne vetëm sa e dëmtojmë lidhjen aktuale me partnerin.

Sipas Dr. Sedhoff, të gjithë ne kemi dëshira të caktuara të cilat kërkojmë që njerëzit tjerë të na i përmbushin. Nëse çiftet mbështeten tek të tjerët në vend se të mbështeten tek njëri-tjetri, ata vetëm do të ndahen.

“Nëse një shok/shoqe i ngushtë po ua përmbushë dëshirat e gjinisë së kundërt, kjo e pamundëson një lidhje të mirë dhe të thellë. Jo vetëm që pengon kur jeni në lidhje, por edhe pengon të krijoni një lidhje”, thotë ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai thotë se miqësia varet nga 10 nevoja bazike. Aq më shumë që plotësohen ato nevoja, aq më shumë afrohet një miqësi.

Nëse dikush tjetër i përmbushë këto nevoja, atëherë miqësia e parë bie, Dr Sedhoff thotë se shumë lidhje përfundojnë kur njëri partner fillon të ‘largohet’ – dhe beson se kjo zakonisht ndodhë për shkak se diçka apo dikush futet në mes të tyre.