fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Përse shqiptarët po vuajnë gjithnjë e më shumë nga ankthi dhe depresioni?

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjendje ankthi, depresion, sulme paniku, çrregullime të humorit, çrregullime të personalitetit.

Janë këto diagnozat e shpeshta që mjekët psikiatër në Qendrat e Shëndetit Mendor përditë përcjellin bashkë me recetat dhe mjekimin përkatës pacientë të shumtë nga i gjithë vendi.

Vitet e fundit, numri i shqiptarëve që vuajnë nga depresioni dhe niveli i lartë i stresit është rritur në mënyrë dramatike.

Nga një vëzhgim i AgroWeb.org në disa prej farmacive të kryeqytetit rezulton se mjekimet për antidepresantë dhe antistres qëndrojnë në krye të listës së barnave të kërkuara nga pacientë të ndryshëm me rekomandim nga mjeku.

E ndërsa numri sa vjen dhe rritet kapaciteti i mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave sa vjen dhe ngushtohet, kjo për shkak të mungesës së numrit të duhur të psikiatërve në qendrat e shëndetit mendor.

Në disa raste, radha e gjatë e pritjes, i detyron pacientët të kërkojnë ndihmë drejt klinikave private, të cilat gjithashtu kanë një fluks në rritje të orareve dhe konsultave.

Çfarë po shkatërron shëndetin mendor të shqiptarëve?

Në përgjithësi ritmi i jetesës, papunësia, situata ekonomike, janë tre faktorët kryesorë si shkaktarët e gjendjes së ankthit dhe depresionit tek pacientët që diagnostikojnë bëjnë të ditur mjekët.

Mjekët psikiatër theksojnë se ankthi dhe depresioni janë dy diagnozat më të shpeshta që ata hasin përditë. Sipas tyre ka një fluks shumë të lartë të qytetarëve që shkojnë për vizitë dhe konsultë dhe fluksi sa vjen dhe rritet.

Por mjekët evidentojnë dhe një tjetër faktor edhe më shqetësues. Rritjen e numrit të të rinjve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Nëse para disa vitesh, numri i të prekurve me depresion prekte më shumë moshat rreth të 40-ve, tashmë janë edhe moshat më të reja, 20-30 vjeç që po diagnostikohen.

Jeta e zhurmshme, pasiguria për të ardhmen, mungesa e mundësive ekonomike zbeh motivimin për të menduar pozitivisht duke i çuar të rinjtë drejt një gjendjeje pesimiste, ankthi dhe depresive.

Kujdesi që duhet treguar dhe cilat janë zgjidhjet më të mira

Stresi është një gjendje që duhet trajtuar që në hapat e parë të tij duke parandaluar kështu ankthin, panikun dhe rënien në depresion.

Padyshim konsulta me mjekun është me patjetër hapi i parë që duhet të bëjë çdo kush që vuan nga stresi, ankthi e depresioni por ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndihmojnë në kapërcimin e kësaj gjendjeje e që në shumë raste ndihmojnë edhe në shmangien e medikamenteve.

Një prej tyre është regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik gjithashtu.

Përsa i përket regjimit ushqimor ka shumë produkte natyrale ushqimore të cilat luftojnë ankthin dhe depresioni. Një ndër këshillat më të mira, është magnezi, që mund të merret si suplement por edhe përmes ushqimeve. Ai ndikon në lehtësimin e ankthit dhe stresit, nxit qetësinë mendore, qetësimin e muskujve dhe një gjumë të qetë.

Të gjitha barishtet e gjelbra, farat dhe arrorët janë burimet më të pasura me magnez. Zgjidhni bajamet, arrat, farat e susamit, kungullit dhe linit janë ideale. Ushqime të pasura me magnez janë edhe fasulet e zeza dhe bananet.

Shëtitjet në natyrë dhe ushtrimet fizike janë gjithashtu një zgjidhje shumë e mirë për të lehtësuar stresin dhe depresionin.

 


Etiketa: Depresionishqiptaretankthi

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni

2 orë më parë
Per Jete

Si lidhet vetmia me problemet e zemrës

14 orë më parë
Per Jete

6 ushqimet dimërore që heqin kilogramët

17 orë më parë
Per Jete

Pasojat që birra i shkakton shëndetit tuaj

17 orë më parë
Per Jete

Nuk keni më nevojë t’i prisni, kjo maskë 100% natyrale trajton flokët e thatë dhe majat dyshe

19 orë më parë
Per Jete

Kaq ujë duhet të pini nëse dëshironi të dobësoheni

20 orë më parë
Postimi tjetër

Epike, momenti kur Ermali e imiton Arianën si del në foto

Modelja del e padepiluar, reagojnë fansat

Aurela Gaçe ngec në Amerikë pasi vendin e goditi një uragan i fuqishëm


TË FUNDIT

Supë me spinaq

16 minuta më parë

Kjo është receta me e mirë e supës spinaq, shije e veçantë dhe plotë vitamina! Përbersit; 1/2 kg spinaq 6...

Efi flet pas eliminimit: Më mirë që ndodhi kështu dhe nuk u nda çifti

32 minuta më parë

Efi u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që ajo të dilte me ato vlerat që ka si njeri...

Provoni këto mënyra natyrale dhe të sigurta për të liruar hundët e bllokuara të fëmijës

47 minuta më parë

Uji i kripur është një nga “ilaçet më të mira shtëpiake” Hunda është linja e parë e mbrojtjes dhe më...

Parashikimi i motit për sot

1 orë më parë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vranësirat gjatë natës parashihet të sjellin reshje bore. Sipas Institutit...

Supë me thjerrëza dhe patate

1 orë më parë

PËRBËRËSIT: 1-2 litra lëng perimesh, 2 patate, një tufë majdanoz, 1 karotë, 1 degë selino, 6 gjethe lakre, 200 g...

Gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni

2 orë më parë

Në një kohë kur jeta ecën me ritme shumë të shpejta, lëvizjet që mund të bëjmë çdo ditë për të...

MË TË LEXUARAT

Vuçiq thotë se ka biseduar me Blinkenin për dialogun me Kosovën

Brenda pallatit presidencial të Erdoganit: 1.100 dhoma plot me ar

Lëngu që zgjat jetën. Ushqimi i shëndetshëm i shekullit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ”mbreti” i modës

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

Eliza Hoxha po i rikthehet muzikës?!

Murati abuzon me ministrinë e Financave, ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

Shprehu publikisht kritikat ndaj saj, Kida i përgjigjet Melindës?

A flisni shpesh në gjumë? Pse ndodh dhe kur duhet të shkoni te mjeku

Adele shpërthen në lot në mes të koncertit, çfarë ndodhi?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist