Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Personi që u gjetë i vdekur në bjeshkët e Pejës një 19 vjeçar

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës ka dhënë detaje lidhur me trupin e pa jetë që është gjetur në afërsi të pikës kufitare të Kullës.

Mbi artikull

Përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për viktimën me iniciale B.T i moshës 19 vjeç i kombësisë shqiptare.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në obduksion, derisa rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Më datën 01. Maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë ( afër Pikës Kufitare Kullë) – Pejë, është një persona pa shenja jete.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete.

Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]