Roli i tezes në jetën e një fëmije është tepër i rëndësishëm.
Familja është rrënja jonë, burimi i asaj që bëhemi më vonë në jetë. Është i vetmi vend ku vazhdojmë të kthehemi sa herë që shkojmë, ku ndiejmë dashuri dhe kujdes të sinqertë.
Çdo anëtar i familjes ka një rol të veçantë në formësimin e kujt bëhemi si të rritur, por tezet janë padyshim më argëtueset nga të gjithë! Tezet kanë qenë gjithmonë një faktor vendimtar në jetën e fëmijëve.
Shpesh referohen si nëna të dyta, mësuese dhe miqtë më të mirë, dhe dashuria e tyre për nipat dhe mbesat e tyre është e jashtëzakonshme!
Prindërit janë mësues dhe udhëzues në jetë, gjyshërit priren të llastojnë fëmijët, dhe tezet i bëjnë të dyja!
Të jesh teze është një përvojë e jashtëzakonshme dhe këtu janë pesë arsye pse roli i saj në jetën e nipave dhe mbesave të saj është kaq i rëndësishëm:
Ato nuk do të humbasin një shans për t’u shoqëruar me fëmijët
Tezet e shijojnë kohën që marrin për të kaluar me fëmijët, kështu që ato shpesh i çojnë në vende të reja, emocionuese, muze, parqe tematike, koncerte dhe gjithmonë kanë një aventurë të re në mendje!
Tezet janë gjithmonë të gatshme të japin dashuri
Tezet ndiejnë një lidhje jashtëzakonisht të fortë me fëmijët, kështu që përqafimet dhe puthjet e tyre të vazhdueshme, afeksioni, kujdesi dhe përkushtimi i tyre vetëm sa forcon këtë lidhje të veçantë.