Pasi që vitamina C ndikon për të mirë në imunitetin e njeriut, ajo ndikon edhe rritjen flokëve. Ka disa fruta që përmbajnë më shumë vitaminë C dhe mjekët po i rekomandojnë të konsumohen.
I pari është grejpfruti, i cili përmban sasi të bollshme të vitaminës C, e cila është esenciale për stimulimin e folikulave të flokëve, në mënyrë që të mbështesë rritjen e flokëve.
I dyti me radhë është kivi, i cili përveç vitaminës C, përmban edhe vitaminë E, e cila ndihmon në përmirësimin e flokëve të dëmtuar.
Limoni është i treti dhe përmban vitaminë C, kalium e kalcium, komponime këto që përveç që ndihmojnë në rritjen e flokut ndihmojnë edhe për fortësinë e tij.
Portokajtë, të katërtit me radhë, përmbajnë vitaminën C dhe acid citrik, që ndihmon rreth problemeve me lëkurën e kokës dhe mundëson rritje më të shëndetshme të flokut.
Të pestat me radhë janë dredhëzat që gjithashtu kanë vitaminë C dhe biotinë, që konsiderohen të jenë esenciale për rritjen e flokëve.