Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pesë minuta për të lehtësuar dhimbjet gjatë periodave

nga Revista Kosovarja

Gjatë ciklit menstrual, substancat hormonale (prostaglandinat) shkaktojnë kontraktimet e muskujve të mitrës. Nivele më të larta të kësaj substance shoqërohen me dhimbje të forta barku ose të shtyllës kurrizore

Mbi artikull

Për vajzat fatlume, këto ditë të muajit kalojnë pa u ndjerë aspak, por për pjesën tjetër dhimbjet bëhen të tmerrshme e të padurueshme.

Nëse bëni pjesë në grupin e dytë, këto ushtrime me bazë yoga, aspak të komplikuara, mund t’ju ndihmojnë sadopak. Marrin vetëm 5 minuta nga koha juaj.

– Qëndroni drejt me këmbët e bashkuara dhe merrni frymë thellë.
– Ngrini krahët lart ngadalë dhe vendosini përpara trupit duke u përkulur deri sa të arrini te këmbët.
– Qëndroni kështu për 1 minutë.

Moneytizer Paragrafi 4

– Qëndroni në anën tuaj të majtë, përballë një muri.
– Bëni ngadalë përpara, duke sjellë majat e gishtave të dorës së majtë drejt dyshemesë. Në të njëjtën kohë, ngrini këmbën e djathtë pas jush.
– Përpiquni ta mbani këmbën e djathtë në drejtim të njëjtë me pjesën tjetër të trupit.
– Qëndroni kështu për 30 sekonda. Më pas, ndryshoni anën dhe bëni të njëjtën gjë.

– Uluni me një këmbë të shtrirë dhe tjetrën të përthyer.
– Merrni frymë thellë dhe ngrini krahët lart.
– Teksa lëshoni frymën, ulini krahët dhe përkulni trupin drejt këmbës.
– Qëndroni kështu për 30 sekonda. Më pas, me këmbën tjetër, bëni të njëjtën gjë.

– Shtrihuni me këmbët e hapura dhe përpiquni të tërhiqni përpara krahët sa më shumë të mundeni.
– Qëndroni kështu për 1 minutë, këshillon Anabel.

– Uluni në dysheme me një batanije të mbështjellë përgjatë gjatësisë së shpinës dhe mbani një jastëk në fillim.
– Përkulni gjunjët duke bashkuar thembrat e këmbëve dhe më pas, ngadalë vendosni shpinën tuaj mbi batanije dhe
kokën mbi jastëk.
– Mbani dhe lëshoni frymën vazhdimisht dhe në fund pushoni në atë pozicion për 1 minutë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]