fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pesë policë të lënduar e katër automjete të dëmtuara nga incidentet në veri

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar, përfshirë një e djegur, nga incidentet e së premtes në veri, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, pesë policët e lënduar më pas u janë kthyer detyrave të tyre.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Dyshohet, sipas Policisë, se në afërsi ku janë tubuar qytetarët në Zveçan janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por nuk dihet lokacioni i saktë.

Policia ka thënë se vazhdimisht ka biseduar me qytetarët që janë tubuar, duke iu kërkuar që të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetërorë, por sipas tyre, qytetarët kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Policia e ka konsideruar rastin si “sulm kundër rendit kushtetues”.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave.

Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.

Zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.

Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.

Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.

Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.

Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilët rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.


POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Përfundon takimi me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

10 minuta më parë
Aktuale

S’do të ketë më motele afër shtëpive të banimit

36 minuta më parë
Aktuale

Fillon takimi i Osmanit me emisarët Lajçak e Escobar

2 orë më parë
Aktuale

Prishtinasi ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe djalit

2 orë më parë
Aktuale

Zhduket një vajzë e mitur në Drenas

3 orë më parë
Aktuale

Goditen me çekiç dy meshkuj në Malishevë

3 orë më parë
Postimi tjetër

Duke i rritur këto bimë, do të shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale

Jennifer Lopez nuk duron dot më, thotë ‘fjalët e fundit’ për Ben Affleck!

Fifi i tregon vështirësitë e para si nënë

TË FUNDIT

Përfundon takimi me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

10 minuta më parë

Ka përfunduar takimi i presidentes së vendit, Vjosa Osmani me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë evropian, Miroslav Lajçak. Pas...

Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë për shkelje të ligjit për fëmijët

22 minuta më parë

Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë për mbyllur një çështje të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) lidhur...

Ermali dhe Ariana shkëlqejnë në dasmë në Shqipëri

36 minuta më parë

Në dasmën e Elgitit dhe Kleas,nuk mungoi edhe Ermali dhe Ariana. Me një fustan tejet unik Ariana mori vëmendjen e...

S’do të ketë më motele afër shtëpive të banimit

36 minuta më parë

Kohëve të fundit, në shumë qytete shihen ndërtime të shpeshta e të shumta të moteleve. Të njëjtat, kryesisht përdoren për...

Çfarë ndodh në trupin tuaj pas pirjes së kafesë?

51 minuta më parë

Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë...

Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim

1 orë më parë

Jori Delli ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell”. Ku përveç debateve...

MË TË LEXUARAT

Kina po mban anën e Serbisë karshi tensioneve në veri: Kundërshtojmë veprimet e njëanshme të Kosovës

Vivien shtatzënë? A është kjo arsyeja e pajtimit të saj dhe Getinjos

Dhuna në veri, Kurti zbulon detaje për huliganët serb

Mimoza Kusari: Policia e Kosovës do të jetë në veri kur ka kërcënim dhe rrezikshmëri të sigurisë

Serbët në veri vazhdojnë protestat

Pse është një ide e mirë larja e fytyrës me ujë të gazuar?

Spanja i pari shtet në Europë që i jep pushim grave gjatë ciklit menstrual

Hëna e plotë në Shigjetar do t’ju ndryshojë jetën këtyre 3 shenjave

Horoskopi ditor, e mërkurë 31 maj 2023

Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun, nuk jep shenja se kryetarët e këtyre komunave do të dorëhiqen

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist