Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

nga Revista Kosovarja

Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Mbi artikull

Katër prej tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe një në Malishevë.

Në Prishtinë janë përleshur babë e bir.

“Prishtinë 09.07.2025 – 00:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir). Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa në Graçnicë një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj partnerës së tij për dy vite.

“Graqanicë 03.07.2025-11:00. Është raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar, për rreth dy vite, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës me të cilin ka bashkëjetuar dhe po ashtu i kishte marrë edhe çantën në cilën kishte dokumente personale, telefonin dhe raporte mjekësore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

Një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë fizike nga prindi i saj.

“Prishtinë 09.07.2025 – 20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë fizike nga prindi i saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.”

Po ashtu një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Prishtinë 09.07.2025–22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe më pas i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në Malishevë një grua e ka raportuar burrin për dhunë.

“Malishevë 06.07.2025 – NN. Më 09.07.2025 ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.”