fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pesë shenja paralajmëruese të një arresti kardiak

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një sërë simptomash i paraprijnë arrestit kardiak, që mund të nënkuptojë se pacienti është në rrezik të një gjendjeje potencialisht fatale.

Studiuesit i kanë përcjellë njerëzit që përjetuan arrest kardiak jashtë spitalit. Pacientët u regjistruan në regjistrin danez të arrestit kardiak midis viteve 2016 dhe 2018. Një në dhjetë prej tyre kishte thirrur një ambulancë deri në 24 orë para se të përjetonte një arrest kardiak.

Simptomat më të zakonshme të hershme të arrestit kardiak ishin: problemet me frymëmarrje, konfuzioni, të fikëtit, dhimbje gjoksi dhe zbehje. Mosha mesatare e pacientëve ishte 74 vjeç, ndërsa 59.9 për qind ishin meshkuj.

“Problemet me frymëmarrje kishin më shumë gjasa t’i paraprinin arrestit kardiak sesa dhimbja e gjoksit. Për shkak se dispnea (vështirësi në frymëmarrje) është gjithashtu një shenjë e gjendjeve të tjera mjekësore, shpresojmë që gjetjet tona do të nxisin kërkime të mëtejshme për të ndihmuar dispeçerët e ndihmës së shpejtë të dallojnë midis simptomave të gjendjes dhe problemeve të tjera shëndetësore”, ka thënë autori i studimit, Filip Gnesin, shkencëtar në spitalin ‘North Zealand’ në Hillerod të Danimarkës.

Arresti kardiak, i njohur gjithashtu si arrest kardiopulmonar, ndodh kur zemra juaj papritmas ndalon së pompuari gjakun drejt organizmin. Personi me arrest kardiak humb vetëdijen, ndërsa frymëmarrja është e parregullt.

Kur ndodh arresti kardiak, nuk ka kohë për të humbur, është një urgjencë kërcënuese për jetën dhe telefonimi i shërbimeve emergjente është jetik.

Arresti kardiak është humbja e menjëhershme e funksionit të zemrës, frymëmarrjes dhe vetëdijes. Kjo gjendje zakonisht rezulton nga një problem në sistemin elektrik të zemrës, i cili prish veprimin e pompimit të zemrës dhe ndalon rrjedhën e gjakut në trupin tuaj.
Arresti kardiak nuk është i njëjtë sikurse një sulm në zemër (infarkti), kur bllokohet rrjedha e gjakut në një pjesë të zemrës. Sidoqoftë, një sulm në zemër ndonjëherë mund të shkaktojë një shqetësim elektrik që çon në arrest kardiak.

Nëse nuk trajtohet menjëherë, arresti kardiak mund të çojë në vdekje. Mbijetesa është e mundur me kujdes të shpejtë dhe të duhur mjekësor. Reanimacioni kardiopulmonar (CPR), duke përdorur një defibrilator – apo edhe thjesht duke bërë kompresime në gjoks – mund të përmirësojë shanset për të mbijetuar.
Shenjat dhe simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike: Rrëzim e papritur, humbje e pulsit, ndalim i frymëmarrjes, humbje e vetëdijes.
Ndonjëherë disa shenja dhe simptoma ndodhin para shfaqjes arrestit kardiak, siç janë: pakëndshmëri në gjoks, frymëzënie, dobësi, rrahje të shpejta, palpitacione (megjithëse më së shpeshti, arresti kardiak ndodh pa shenja paralajmëruese).
Shkaktari i zakonshëm i arrestit kardiak është ritmi jonormal i zemrës (aritmia) që ndodh kur sistemi elektrik i zemrës nuk funksionon si duhet.

Sistemi elektrik i zemrës kontrollon shkallën dhe ritmin e rrahjeve të zemrës. Nëse diçka shkon keq, zemra juaj mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose në mënyrë të parregullt (aritmi). Shpeshherë këto aritmi janë të shkurtra dhe të padëmshme, por disa lloje mund të çojnë në arrest kardiak të papritur.
Më së shpeshti, çrregullimi i ritmit të zemrës te arresti kardiak ndodh si pasojë e një fibriliacioni ventrikular (impulse të shpejta, të çrregullta elektrike që i bëjnë barkushet e zemrës të rrahin pa dobi, në vend që të pompojnë gjak).


Etiketa: ZemraZemra semundjet

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Sa vakte në ditë duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

9 orë më parë
Shendetesi

Parandalimi i diabetit, pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

2 ditë më parë
Shendetesi

Shëndeti i mëlçisë – Sallata që ju duhet për pastrimin nga toksinat

4 ditë më parë
Shendetesi

Nga sistemi nervor deri tek kolagjeni, ja përfitimet e qumështit të bletës

5 ditë më parë
Shendetesi

Një fetë bukë në mëngjes ndihmon në humbjen e peshës

5 ditë më parë
Shendetesi

Shkencëtarët përdoren inteligjencën artificiale për të zhvilluar një antibiotik kundër superbaktereve

5 ditë më parë
Postimi tjetër

Papa ‘’cool’’ me pallto të bardhë - fotografia që na mashtroi të gjithëve

Plani i Luizit, ky është “kodi” që ai ia tha para se Kiara të dilte

Pasi vendosi ushqim në tualet, fansat shpërthejnë ashpër ndaj Kourtney Kardashian

TË FUNDIT

Nuk besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura të bënte test të atësisë

21 minuta më parë

Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi...

Tri shenjat e horoskopit që janë rrugës për ta takuar shpirtin binjak

36 minuta më parë

Ka nga ne që vendosin prioritete të tjera përpara gjetjes së dashurisë. Ndoshta ne kujdesemi më shumë për karrierat tona...

Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja

49 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara,...

Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore

56 minuta më parë

Dita e sotme është e veçantë për familjen e këngëtarit të njohur, Butrint Imerit. Datë speciale pasi vëllai i artistit...

Kate Hudson pozon e zhveshur në pjesën e sipërme, vëllau i bën komentin epik

1 orë më parë

Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, ka postuar fotografi teksa po merrte rreze dielli para shtëpisë së saj. Ajo është shfaqur e...

1000 vjet në dy minuta: Gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

1 orë më parë

Gazetarja e CNN-it, Bianca Nobilo ka treguar në detaje se çfarë po ndodh në veri të Kosovës. Ajo është munduar...

MË TË LEXUARAT

Zgjedhjet e brendshme në LDK, sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë

I vjen çika nga gurbeti, Remzie Osmani e pret me ushqime tradicionale

Emisari gjerman sot për vizitë në Kosovë, një ditë pas situatës së tensionuar në veri

Harroi Erionin, po martohet Mikela e “Për’puthen”?

Kate Hudson pozon e zhveshur në pjesën e sipërme, vëllau i bën komentin epik

Protestuesit vendosin flamurin e Serbisë mbi autoblindin e Njësisë Speciale në veri

Burri do t’ju tradhtojë, edhe pse keni martesë të lumtur: Ja përse

Pamje, KFOR’i lëvizë drejt veriut

Ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Arbana Osmani e shqetësuar për humbjen e peshës, ka një premtim ndaj vetës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist