Kapsllëku mund të jetë jashtëzakonisht i pakëndshëm dhe ndonjëherë i dhimbshëm, dhe disa zakone të përditshme mund të çojnë në këtë problem. Kapsllëku mund të prekë individë të të gjitha moshave, por disa njerëz kanë më shumë gjasa ta përjetojnë atë më shpesh.
Kjo përfshin njerëzit e moshuar që ushtrojnë më pak dhe kanë forcë të reduktuar për shkak të kontraktimeve të muskujve pranë traktit tretës, shpjegon Klinika Cleveland. Përveç kësaj, gratë para dhe pas lindjes që kanë të bëjnë me ndryshime hormonale ka të ngjarë të përjetojnë kapsllëk, transmeton Klankosova.tv.
Siç shpjegon për portalin Eat This, Deena Adimoolam, specialiste në parandalimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe endokrinologjisë, ka disa zakone të jetesës që kontribuojnë në kapsllëk te njerëzit pa e kuptuar as vetë. Bëhet fjalë për gjërat e mëposhtme:
marrja e pamjaftueshme e ujit
konsumimi i pamjaftueshëm i frutave dhe perimeve të freskëta
shumë stres
cilësi e dobët e gjumit
ngrënia e shumë ushqimeve të përpunuara