fbpx

Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët

nga Revista Kosovarja

Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e vitit të ri shkollor shqetësimi i prindërve për fëmijët është edhe pesha e rëndë e librave. Nga shkolla “Kosova”, gazetarja e A2CNN, Anxhela Celibashi bisedoi për këtë problem me Xhoanan, nënën e saj dhe fizioterapistin Kleton Kadillari. Prindërit e Xhoanës e kanë gjetur zgjidhjen me notin dhe lëvizjen me biçikletë për të çuar vajzën e tyre në shkollë, por çfarë duhet të bëjnë prindërit e tjerë për këtë problem.

Fizioterapisti Kleton Kadillari tregoi për A2 se cilat janë shenjat kryesore që nuk duhen neglizhuar nga prindërit.

“Prindi duhet të bëjë ekzaminim bazë te çdo fëmijë mund të të shohë asimetrinë në trup, të shohë devijimet e para muskulare, ndryshimet në nivelet e supeve, devijim i kockave të legenit dhe një gungë të pjesa e shpatullave. Çdo prind ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Nëse vihet re një gjë e tillë mund të kontaktohet specialisti”, thotë fizioterapisti.

Sipas tij, vitet e fundit ka një ndërgjegjësim të shtuar nga prindërit sa i përket këtij problemi, por ai sugjeron që pesha e librave nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore.

“Kapaciteti që kanë fëmijët për të mbajtur peshë ose mundësia e muskujve të tyre nuk e përballon peshën e çantës. Edhe pse e lidhim peshën e çantës Ka shumë studime që thonë që çanta nuk shkakton drejtpërdrejt probleme, por një peshë e rëndë e shtuar mund të rrisë predispozitën e këtyre fëmijëve për devijim të shtyllës kurrizore, si skolioza. Dy-tre vitet e fundit ka një interes të shtuar të prindërve për të sjellë fëmijët për konsulta e ekzaminime rutinë për shkak të informacionit. Sugjerohet që pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10% të peshën trupore të fëmijëve”, deklaroi Kleton Kadillari, i cili sugjeron gjithashtu që fëmijët të merren me sport dhe të lëvizin me biçikletë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]