fbpx

Petulla me çokollatë

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

500gr miell,
250gr ujë të ngrohtë,
250gr qumësht të ngrohtë,
një lugë maja birrë, kfasac,
një lugë sheqer,
2 vezë,
gjysëm pako pecivë,
kripë,
1L vaj për fërgim,
200gr çokollatë,
50gr sheqer pluhur.

Përgatitja e brumit:

Në një enë të thellë hedhim ujin dhe qumështin e vakët, kripen dhe majan e birrës,një lugë sheqer, 2 vezë, gjysëm pako pecivë, kripë, i përziejmë me lugë ose me ndihmën e një piruni.

Pastaj ia shtojmë miellin duke formuar një brum jo shumë të fortë, por të jet pak më i trash se brumi për tortë. I hedhim sipër një shtresë shumë të hollë mielli, e mbulojmë me një pecetë të lagur dhe e vendosim në një ambient të ngrohtë (në temperaturë 25-30 gradë).

E lëmë në këtë mënyrë derisa të dyfishohet

Pasi brumi ka ardhur mirë vëmë një tigan në zjarr me vaj dhe pasi të është ngrohur vaji me ndihmën e një luge i ndajmë petullat në formë të rrumbullakët të vogël dhe i fërgojmë derisa të marrin ngjyrën e dëshiruar ku pastaj i heqim nga vaji duke i vendosur në një pjatë që e kemi mbuluar me letër për t’ ia pirë yndyrën.

Ju bëfshin mirë!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]