Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Petulla pa miell, ja receta e thjeshtë me shijen më të veçantë

nga Revista Kosovarja

Veza me bananen janë 2 përbërës që mund të kombinohen lehtë në disa receta, kryesisht të ëmbla.

Mbi artikull

Petullat me 2 përbërës përbëjnë një recetë të lehtë e të thjeshtë për çdo amvisë.

Ato pasurohen me shurup, reçel apo mjaltë por edhe me të kripura.

Masa kremoze e përfituar nga rrahja e bananes me vezët gatuhet shpejt dhe shkrihet në gojë.

Moneytizer Paragrafi 4

Shija është ajo e bananes por nëse përdorni pak vanilje ose mjaltë, shija do të jetë më e plotë dhe më e ndezur.

Me recetën e mëposhtme do të mund të gatuani 8 petulla me vezë e banane.

Përbërësit:

Një banane,

2 vezë të mëdha të rrahura bashkë.

Gjalpë ose vaj për skuqja,

Reçel dhe sheqer pluhur

Përbërës shtesë:

Një majë luge çaji me pluhur pjekës që petullat të jenë të fryra,

Një majë luge çaji me kripë,

Më shumë se gjysëm luge çaji me vanilje,

1 lugë gjelle me kakao pluhur të paëmbëlsuar,

1 lugë gjelle me mjaltë,

Gjysëm filxhani çaji me arra të grira ose copa çokollate,

1 filxhan çaji me copa frutash të freskëta.

Përgatitja:

Shtypeni bananen në një tas duke përdorur një pirun deri sa ajo t’i përngjajë një pudingu të qullët.

Shtoni ëmbëlsuesit e përzgjedhur të sugjeruar më lart por arrat ose copat e çokollatës ruajini për më vonë.

Shtoni vezët dhe rrihini bashkë me një mikser dore deri sa të formohet një masë kremoze, e lëngshme si ajo e petullave.

Ngroheni tiganin në zjarr dhe hidhni yndyrën e preferuar

Kur ajo të jetë nxehur mjaftueshëm, hidhni dy lugë gjelle nga brumi i lëngshëm i krepave.

Piqini në tigan deri sa sipërfaqja e secilës anë të marrë ngjyrë të artë në kafe.

Vendosini në një pjatancë dhe spërkatini me arra ose copa çokollate.

Servirini të ngrohta dhe shtoni mjaltë, reçel ose sheqer pluhur.