fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

“Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion“, ka thënë një zyrtar për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen.


Etiketa: Marrëveshja për liberalizimin e vizave

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

40 minuta më parë
Aktuale

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

1 orë më parë
Aktuale

Borelli i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

3 orë më parë
Aktuale

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

4 orë më parë
Aktuale

Joseph kritikon Hillin: Ambasada e ShBA’së në Beograd s’po i shpërndan alarmet e Shtëpisë së Bardhë për trupat në kufi

4 orë më parë
Aktuale

Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

4 orë më parë
Postimi tjetër

Shakira harron Pique, shihet në krahët e një tjetër sportisti

Ja veçoria e emrit të vajzës së Ledrit dhe Sarës

Ky është hajni që u arrestua në Gjakovë, vodhi 200 mijë euro në teqe, është recidivist i veprave penale

TË FUNDIT

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

40 minuta më parë

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një njoftim dje ku shprehen shqetësimet lidhur me mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me...

Selena Gomez lë pa fjalë me përzgjedhjen e veshjes në javën e modë

45 minuta më parë

Selena Gomez shfaq trupin e saj joshës me një fustan të shkurtë të zi vezullues, teksa del për darkë me...

Klara dhe Albi Ballata- krenarë që sonte do performojnë në Festivalin e Bailamos 2023

56 minuta më parë

Klara (26) dhe Albi (24) Ballata janë motër e vëlla dhe vijnë nga rrethi i Hamburgut. Ata kanë rrënjët shqiptare...

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

1 orë më parë

Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve. Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore...

Tagjedia në familjen shqiptare, ish- burri vrau gruan pastaj veten! Shkak, xhelozia për lidhjen e re

1 orë më parë

Alfred Vefa shqiptari që vrau gruan e tij Klodiana Vefa dhe u largua nga vendi i krimit, ka vrarë edhe...

Për Remzije Osmanin sot është dita më e lumtur, ka arsyeje për të festuar

2 orë më parë

Remzije Osmani përmes Instagramit njoftoi ndjekësit , se djali i saj i vetëm, Hamëza, feston sot ditëlindjen. Prandaj, këngëtarja u...

MË TË LEXUARAT

Vuçiq fajëson Kurtin për situatën në veri: Serbët e Kosovës u rebeluan kundër terrorit të tij

Vdes gruaja nga Klina që u aksidentua tre javë më parë

Edoni heq dorë nga Victoria Owns, këto janë arsyet

Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por edhe krenari, i ndjeri ka shkuar me vullnet në punë

Shtohet numri i forcave policore në veri

Osmani i thotë Hovenierit se Serbia duhet të ketë përgjegjësi për sulmin terrorist të së dielës

Einxhel dhe Dagz me risi të reja, ja çfarë na tregojnë sot

Ministri Vitia: U krye me shumë sukses operacioni ndaj policit Alban Rashiti, s’ka pasoja

Bora, si engjëll në Dancing With the Stars

Georgina Rodriguez duket mahnitëse me veshje tradicionale arabe

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist