Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë pezulluar linjat ajrore që lidhen me Britaninë e Madhe.
Bazuar në kompetencat e ti lidhur me masat anti-COVID, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit/sëmundja Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.
“Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Gjithashtu u tha se për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
“Vendimi është në fuqi që nga sot”.
