Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pide me kaçkavall dhe sugjuk

nga Revista Kosovarja

Përbërësit: 600gr miell, 250ml ujë të vakët, një pako farë buke, 4 lugë kos, 4 lugë vaj ulliri, një lugë të mesme sheqer, një lugë të supës kripë.

Përgatitja: Fillimisht e përgatisim brumi me përbërësit e cekur më lartë, më pas e lëmë të pushojë rreth 1 orë. Pasi të ketë pushuar brumi e ndanë në aq pjesë sa dëshironi (kuleqë) dhe më pas nga secili formoni nga një pide si në foto, i hedhim në mes djathë të bluar (kaçkavall) dhe i japim formën petës si në foto (i bëjmë rrathë anash).

Sipër i hedhim sugjuk dhe i qesim pak oregano të pizave, i lyejmë sipër me një të verdhë të vezës dhe pak qumësht, pra e përziejmë vezën me qumësht dhe i lyejm sipër. I pjekim në 200 gradë C për 15 minuta. Sipas dëshirës ndonjë pide mund ta bëni vetëm me djathë të bluar (kaçkavall).

Ju bëfshin mirë!

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]