Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pieter Feith e mbështetë Hoxhajn në garën për kryeministër, e quan mik të mirë

nga Revista Kosovarja

Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith ka përshëndetur kandidimin e Enver Hoxhajt për kryeministër të Kosovës.

Mbi artikull

Duke thënë që pret zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, ai ka çmuar lartë profilin intelektual të Hoxhajt, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

“Tashmë disa kandidatë me kualifikime të larta po përgatiten për këto zgjedhje, duke përfshirë edhe mikun tim shumë të mirë, Enver Hoxhajn, me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë gjatë kohës së pavarësisë së mbikëqyrur.”, ka thënë Feith.

Tutje ai ka prezantuar sukseset e Hoxhajt.

Moneytizer Paragrafi 4

“Fillimisht, gjatë asaj kohe, Enveri ishte ministër i Arsimit. Periudha e pavarësisë së mbikëqyrur çoi te themelimi i një numri të institucioneve kyçe. U pajtuam për krijimin e vetë Kushtetutës, themeluam Gjykatën Kushtetuese dhe për krijimin e disa ministrive dhe të agjencive.”, ka shtuar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]