Përbërësit:
10 copë limoni
2 gota sheqer pluhur
5 gota ujë të pijshëm
1/2 tufë nenexhiku/mente
2 gota akulli
Përgatitja:
Grini lëvoren e 10 limoneve qe lani ne uje te bollshem me anen e trashe te rende. Kini kujdes që të mos hiqni pjesët e bardha.
Pritini katër limona të qëruar në gjysmë dhe shtrydhni lëngun. preni fetat e limonit te mbetur në copa të vogla.
Përzieni 2 gota sheqer pluhur dhe lëngun e limonit të shtrydhur .
Pasi të keni shtuar lëvozhgat e limonit të bluar, copat e limonit dhe gjysmën e 1 tufë nenexhiku , gatuajeni derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe të dalë uji i të gjitha limonëve.
Shtoni gjethet e nenexhikut. Shtoni 5 gota ujë të pijshëm, ftohni limonadën në frigorifer.
Pasi të përzieni me 2 gota akulli, shijojeni. Ju bëftë mirë!