Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pilula anti-COVID e Pfizerit ul me 90% shtrimin në spital dhe rrezikun e vdekjes

nga Revista Kosovarja

Pfizer ka thënë të premten se pilula e saj eksperimentale antivirale për COVID-19 uli normat e shtrimit në spital dhe vdekjes me gati 90% te të rriturit me rrezik të lartë, pasi prodhuesi i barnave i bashkohet garës për të sjellë ilaçin e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit.

Mbi artikull

Aktualisht të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një injeksion. Pilula Covid-19 e konkurrentit Merck është tashmë nën shqyrtim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave pasi tregoi rezultate të forta fillestare dhe të enjten Britania u bë vendi i parë që e miratoi atë.

Pfizer tha se do të kërkojë nga FDA dhe rregullatorët ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan ndalimin e studimit të kompanisë bazuar në fuqinë e rezultateve të saj. Pasi Pfizer të aplikojë, FDA mund të marrë një vendim brenda javësh ose muajsh. Nëse autorizohet, kompania do ta shiste ilaçin nën emrin e markës Paxlovid.

Studiuesit në mbarë botën janë në garë për të gjetur një pilulë kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të zvogëluar barrën dërrmuese për spitalet dhe mjekët.

Moneytizer Paragrafi 4

Pfizer publikoi të premten rezultatet paraprake të studimit të saj me 775 të rritur. Pacientët që morën ilaçin e kompanisë së bashku me një antiviral tjetër menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% në shkallën e tyre të kombinuar të shtrimit në spital ose vdekjes pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë bedel. Më pak se 1% e pacientëve që merrnin ilaçin duhej të shtroheshin në spital dhe askush nuk vdiq. Në grupin e krahasimit, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]