fbpx

“Pinte çdo ditë, s’e duroja dot më…”, zbardhet dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin me çekiç

nga Revista Kosovarja

77-vjeçari Shefki Bylykbashi i cili goditi me ccekicc djalin e tij Hamdi Bylykbashi për vetëmbrojtje, në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit para policisë.

Sipas të moshuarit shkak për konfliktin e djeshëm mes tyre është bërë fakti që i biri shkonte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ka thënë autori.

Kryeplaku i fshatit Adriatik Lilo, tha se autori ishte i sëmurë me sklerozë.

“Dje më lajmëruan për ngjarjen që kishte ndodhur. Thanë që ishte rrëzuar, erdhi ambulanca, nëna iku bashkë me ambulancën më pas na lajmëruan që kishte ndërruar jetë në spital. Viktima kishte probleme me alkoolin, ishte i divorcuar, edhe babai kishte sklerozë”, është shprehur Lilo.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]